Gjatë informimit në lidhje me zbatimin e masave të mbrojtjes ndaj COVID-19, në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se në bashkëpunim me ambasadën italiane në Kosovë do të vijnë 4 mjekë nga Italia.
“Do të vijnë për 2 muaj për të ndihmuar në aspektin profesional në përballje me COVID-19”, tha Zemaj gjatë mbledhjes.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se aktualisht janë 700 shtretër në dispozicion bashkëpunim me USAID-in dhe se Kosova do të furnizohet me 50 respiratorë.
“Është bërë inicimi i procedurave për anëtarësim në Rrjetin Shëndetësorë të Evropës Juglindore dhe nënshkrimi me USAID-in për dhurimin e 50 ventilatorëve”, ka thënë Zemaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…