Mentije Dumani, 73-vjeçarja, gjyshja e Eva dhe Endri Dumanit, u detyrua të shkojë në Siri për t’u kujdesur për nipin dhe mbesën e saj, por mbeti e burgosr në kampin Al-Hawl.
Ndonëse në letrat e dërguara në redaksinë e A2 shprehet mjaft qartë frika e nënave lidhur me rrëmbimin e fëmijëve, Mentija ka një mesazh zanor për shtetin shqiptar.
“Veçanërisht, unë Mentije Dumani, dua të bëjë kërkesë me dy fjalë. Dua të kthehem sa më shpejt në vendin tim, te familja ime, te vajzat dhe djemtë e mi. Kini pak mëshirë për mua si gjyshe e vjetër. Jam 73 vjeçe. Jam shumë e lodhur dhe e mërzitur” thotë e moshuara.
Situata e rënduar në brendësi të kampit ka bërë që shqiptarët të bëjnë dhe një thirrje të fundit për strukturat qeveritare.
A2 ka informacione se prej disa ditësh kampi nuk furnizohet me ujë apo dhe ushqime, ndërsa kushtet higjieno-sanitare përbëjnë rrezik për përhapjen e pandemisë. Familjarët në Shqipëri kërkojnë një përgjigje lidhur me punën e bërë deri më tani për riatdhesimin e nënave dhe fëmijëve të mbetur në veri të Sirisë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…