KRYESORE

Lufta në Ukrainë, gati 500,000 ushtarë rusë dhe ukrainas janë vrarë ose plagosur në fushën e betejës

Forcat e armatosura ruse dhe ukrainase kanë marrë humbje të mëdha që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, pasi zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 500,000 ushtarë janë vrarë ose plagosur. Shifra është bërë publike nga një raport i Nju Jork Times.

Zyrtarët amerikanë, theksojnë se numri i saktë nuk është i mundur të llogaritet, pasi shifra e dhënë nga Moska konsiderohet e nënvlerësuar, ndërsa Kievi nuk jep të dhëna për humbjet e trupave të saj.

Në veçanti, humbjet ushtarake të Rusisë vlerësohen të jenë afër 300,000, nga të cilat 120,000 të vdekur dhe pothuajse 180,000 të plagosur. Në të kundërt, rreth 70,000 ushtarë ukrainas janë vrarë dhe rreth 120,000 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus.

Artikulli i New York Times thekson se numri i viktimave është rritur ndjeshëm pas fillimit të kundërsulmit të Ukrainës disa muaj më parë.

Të enjten, ushtria ukrainase raportoi suksese në kundërsulmin e saj në frontin juglindor, një ditë pasi shpalli çlirimin e një fshati që kishte qenë një bastion i pushtuesve rusë.

Çlirimi i fshatit Urozaine është i pari që shpallet zyrtarisht që nga 27 korriku, një periudhë që është tregues i vështirësive me të cilat po përballen forcat ukrainase ndërsa përparojnë nëpër linjat e mbrojtjes së minuar pa mbështetje të fortë ajrore. Fshati ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të qytetit të Donetsk, i cili kontrollohet nga trupat ruse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

6 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

13 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

13 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

13 orë ago