Presidenti ukrainas ka thënë se ai “nuk është i interesuar” të takohet me Vladimir Putinin për bisedimet e paqes, duke thënë se ai është një “askush”.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Volodymyr Zelensky tha se “nuk e kupton se kush merr vendime në Rusi” dhe se ndërsa Moska kërkon paqe, ajo gënjen duke sulmuar Ukrainën me raketa.
Kur u pyet nëse një takim me Putin do të ndihmonte në zgjidhjen e luftës, Zelenskyy tha: “Nuk është interesante për mua. Nuk është interesante të takohem,… Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se kush i merr vendimet në Rusi”.
Presidenti ukrainas tha se njerëzit janë prioriteti i tij numër një, duke shtuar: “Unë nuk dua të luftoj në territorin rus”.
“Unë dua që ata të ndalojnë luftën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të largohen sa më shpejt nga vendi ynë”.
“Unë mund t’ju them me siguri nëse ata largohen nga territori ynë, lufta do të ndalet. Kjo është e gjitha”.
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…