BOTA

Lufta po afron në Nju Jork, qytezën ukrainase me emrin kurioz

Pallatet më të larta të Nju Jorkut, çdo ditë dridhen nga shpërthimet që vijnë nga fronti i luftës, vetëm pak kilometra larg, ndërkohë që qyteti më i afërt është tashmë i pushtuar totalisht nga ushtria e Moskës.

Nuk është skenari i një filmi distopik, dhe metropoli amerikan me Statujën e Lirisë është më se i qetë, për momentin.

Por pak dinë se në rajonin e Donjetskut ekziston një tjetër “Nju Jork”, i shkruar pikërisht kështu, qytezë industriale me rreth 20 mijë banorë, shumë pak prej të cilëve jetojnë ende aty.  Qyteza është në frontin më të nxehtë të konfliktit në Ukrainë, me një popullsi më së shumti rusofone, dhe emri është ende një mister.

Versioni më serioz flet për një komunitet i sektit të Menonitëve, me origjinë nga qyteti i Jorkut në Gjermaninë veriore, të cilët u transferuan në vitin 1892 në ato territore. Gjatë Bashkimit Sovjetik, qyteza mori emrin rus Novhorodske, emër i ndryshuar sërish me shpalljen e pavarësisë së Kievit.

Nga viti 2014, qyteza vuan nga bombardimet nga të dy palët në konflikt, industria që mbante ekonominë është vetëm një kujtim i së kaluarës dhe çdo iniciativë e bashkisë dështon, si përshembull “Maratona e Nju Jorkut”, imitim i asaj amerikane, ku morën pjesë vetëm 5 vrapues. Nju Jorku ukrainas është tashmë një qytet i harruar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

23 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago