BOTA

Lufta “transferohet” në qytetet gjermane, protestuesit prorusë dhe proukrainas përballen në shesh

Rreth 600 persona, simpatizantë të Rusisë, dhe një karvan me 350 makina organizuan një tubim në Hanover këtë të diel, ndërkohë që në të njëjtin qytet, një tjetër grup, me 700 persona, protestuan në mbështetje të Ukrainë dhe kundër pushtimit rus.

Karvani me makina valëviste flamuj rusë e gjermanë dhe tubimi ishte në shenjë protestë kundër diskriminimit ndaj rusëve që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Policia e Hanoverit tha se kishte ngritur barrikada në qendër të qytetit për të ndarë dy grupet, një veprim që rezultoi i suksesshëm pasi nuk u shënua asnjë incident.

Një “betejë” e ngjashme u zhvillua edhe në Frankfurt, ku pati protesta në mbështetje të Rusisë dhe të Ukrainës, por aty policia nuk lejoi krijimin e një karvani me makina. Në tubimin prorus autoritetet thanë se numri i pjesëmarrësve ishte rreth 2000.

Sipas statistikave më të fundit të autoriteteve gjermane, të vitit 2020, në vend jetojnë 235 mijë rusë dhe 135 mijë ukrainas. Por që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt, rreth 300 mijë ukrainas të tjerë kanë mbërritur në Gjermani


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago