BOTA

Luftë në horizont? NATO në Europë, Ukraina teston raketat, Rusia në Mesdhe

Pavarësisht se asnjëra palë nuk e dëshiron, në horizont shfaqen strategji lufte. Lumi i krizës së Ukrainës po derdhet edhe në Mesdhe. Teksa kërkohet zgjidhje me dialog, “Flota e Veriut” me gjashtë anije të Rusisë kaloi kanalin e Sicilisë në sajë të stërvitjeve detare të njoftuara më parë. Por kjo ka ngjallur shqetësim, pasi nuk vjen në një periudhë të qetë, me tensionet mes Rusisë dhe perëndimit që janë aktualisht në nivelet më të larta që prej Luftës së Ftohtë.

Megjithatë qeveria e Romës konfirmon se anijet e Moskës nuk shkelin sovranitetin e ujërave italianë. Itinerari i Flotës së Veriut të Rusisë po monitorohet me kujdes nga NATO. Moska ka lëvizur edhe në një drejtim tjetër. Ushtria ruse ka ngritur një kamp në Bjellorusi, përpara stërvitjeve të përbashkëta. Përballë lëvizjeve të “ariut” rus, edhe “shqiponja” e perëndimit ka lënë folenë. Avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar në bazën ajrore të NATO-s në Estoni për të shtuar mbrojtjen në Baltik. Aleanca e Atlantikut të Veriut po dërgon dhe mijëra trupa, bombardues dhe anije luftarake te aleatët në Europën Lindore.Konflikti Rusi-Ukrainë, ambasadori shqiptar në OKB: Një vend sovran nuk merr vendime nën kërcënimin e armëve

Kjo si kundërpërgjigje ndaj vendosjes së mbi 100 mijë ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën. Perëndimi i druhet tentativës së pushtimit, por Kremlini e mohon një synim të tillë. Megjithatë Ukraina prej kohësh qëndron në gatishmëri. Ushtria e këtij vendi zhvilloi stërvitje ushtarake, fare pranë kufirit me Krimenë e Aneksuar. Forcat e armatosura testuan një sistem lëshues raketor të shumëfishtë, të prodhuar nga Bashkimi Sovjetik. i quajtur Sistemi Uragan, ai është i aftë të lëshojë raketa që mund të godasin shënjestra deri në 90 kilometër distancë. Ndërkohë, parlamenti ukrainas falënderoi shtetet aleate që po e ndihmojnë me ushtarë dhe armatime. Disa deputetë pushtuan sallën duke mbajtur në duar flamujt e vendeve të NATO-s.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

7 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

17 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

18 orë ago