Turqia do të vendosë forcat rebele siriane në Libi të njohur si “luftëtarët e ndyrë të Erdoganit” për të luftuar forcat e Khalif Haftar, sipas portalit me ndikim arab të Lindjes së Mesme – Middle East Eye (MEE).
Ankaraja tashmë është pajtuar me grupet rebele siriane mbi vendosjen, i tha MEE një burim i lartë i opozitës siriane.
Një burim turk pretendon sedivizioni “Sulltan Murad”, një grup i armatosur i përbërë nga luftëtarë sirianë, është ndër ata që do të dërgohen në Afrikën e Veriut.
Gjithashtu, zyrtarët e opozitës siriane konfirmuan për MEE se brigada Suqour al-Sham tashmë kishte pranuar planin dhe kishte vendosur një pjesë të forcave të saj në Turqi para se ta dërgonte në Libi.
Forcat e Faylaq al-Sham gjithashtu pritet të dërgojnë luftëtarët e tyre në Libi.
Nga ana tjetër, Qeveria e Përkohshme Siriane e ka mohuar dërgimin e ndonjë trupi në Libi.
“Ne e mohojmë kategorikisht vendosjen e forcave dhe trupave tona në Libi, dhe përparësia jonë me Ushtrinë Kombëtare Siriane është të mbrojmë popullin tonë nga milicitë e regjimit dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë”, thuhet në deklaratë.
Sidoqoftë, MEE i referohet burimeve të saj dhe pretendon se një numër i luftëtarëve të opozitës siriane mbërritën në Libi tre ditë më parë, ku ata patën stërvitje në një kamp të mbyllur.
“Ndërkohë, një aktivist në qytetin sirian të Afrin, rreth 20 km larg kufirit turk, i tha MME se “dhjetëra luftëtarë që shërbenin më parë në Ghouta-n Lindore, kohët e fundit janë transferuar nga Jarabulusi në Afrin, ku po përgatiten të transferohen në Libi. Shumica e luftëtarëve u përkasin brigadave ‘Mutasim’, ‘Sulltan Murad’, ‘Hamza’ dhe ‘Ahrar Sharqiya”’, shkruan MEE.
Presidenti Erdogan tha pak ditë më parë se një propozim për një vendim për dërgimin e një ushtrie në Libi do t’i përcillej parlamentit turk shumë shpejt.
“Ne shkojmë atje ku jemi thirrur, aty ku nuk jemi. Meqenëse thirrja ka mbërritur, ajo do të merret në konsideratë”, theksoi Erdogan, duke shtuar se “ne jemi duke iu përgjigjur thirrjes nga një qeveri legjitime në Libi”.
Erdogan shtoi gjithashtu se puna e parë e parlamentit turk do të ishte votimi i një propozimi për një vendim lidhur me Libinë.
“Sapo parlamenti të fillojë punën e tij, ne do të dërgojmë një propozim për një vendim për dërgimin e një ushtrie në Libi. Pra, me miratimin e parlamentit tonë, ne do të jemi në gjendje të mbështesim qeverinë legjitime në Libi”