Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka sugjeruar se trupat bjelloruse mund të duhet të luftojnë për Ukrainën Perëndimore.
Kjo, në mënyrë që ajo “të mos shpërqendrohet nga Perëndimi”.
Ai e deklaroi këtë të premten, duke iu referuar portalit Zerkalo.io.
Sipas Lukashenko-s, Bjellorusia është një “objekt presioni” për Perëndimin, veçanërisht për arsye gjeopolitike.
“Ata (Perëndimi) nuk janë larguar ende nga qëllimi për të rrafshuar frontin në mënyrë që të kalojë: Smolensk-Pskov, Smolensk-Bryansk-Kursk dhe atje në Rostov. Ata duhet të rrafshojnë frontin. Dhe ne, një mijë kilometra, ky ballkon duhet të shkëputet”, sugjeron Lukashenko.
Udhëheqësi bjellorus shtoi se “ata (Perëndimi) nuk do të ndalen me kaq.”
“Ata do të vijnë nga Ukraina Perëndimore ose diku tjetër. Ndoshta do të na duhet të luftojmë për Ukrainën Perëndimore që të mos ndahemi. Sepse kjo është një vdekje për ne, jo vetëm për ukrainasit. Procese të tmerrshme po ndodhin përreth”, nënvizoi Lukashenko.
Gjithashtu të premten, presidenti bjellorus u bëri thirrje zyrtarëve që të nxjerrin përfundime nga protestat paszgjedhore të vitit 2020 dhe të parandalojnë një përsëritje të skenarit ukrainas.