KRYESORE

Lumi Shkumbin i mbushur, si po hidhen mbetjet spitalore në det

Kjo që shihni është zona në plazhin e Vilë Bashtovës, në Kavajë, saktësisht në grykëderdhjen e lumit Shkumbin. Pamja që ofrohet nuk është e një plazhi të zakonshëm, por është kjo këtu.

Mes këtij pirgu masiv plastikash, kanaçesh dhe qelqurinash, nuk mungojnë as mbetjet spitalore.

Ndotja në Vilë Bashtovë, shkaktohet nga lumi Shkumbin, në të cilin hidhen mbetje që nga Librazhdi dhe deri në Rrogozhinë.

“Po ato vijnë nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani. Këto që merren me mbetjet spitalore që i hedhin në lum, ato detyrimisht do vijnë këtu. Kemi dy vjet që nuk kapim peshk, edhe ai që kapim është pothuajse i ngordhur. Levrek, me gotë plastike të përcjellë në stomak edhe ishte gati i ndodhur”, thonë banorët.

Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në Vilë Bashtovë, është fakti që lumi Shkumbin, gjatë rrjedhës së tij, has në vendgrumbullime të tillë mbetjesh, siç është ky pas meje në qytetin e Rrogozhinës dhe një pjesë mbetjeve lumi e merr dhe e depoziton në det.

Edhe vet banorët e zonës shprehen të shqetësuar për mbetjet që depozitohen në vendgrumbullim, por edhe ato që hidhen në lum.

“ Mbeturinat që hedhin në lum, i sjell. Po këtu është bërë keq fare. Është bërë si qendër”, thotë një tjetër.

Por lumi Shkumbin ndotet edhe nga fshatrat e Elbasanit, mbetjet e të cilëve përfundojnë në shtratin e tij. Por gjatë rrugës, ka edhe biznese të tilla siç janë midis Elbasanit dhe Peqinit që mbetjet i hedhin në lumë.

Të gjitha këto mbetje, që fillojnë të grumbullohen nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani, Peqini dhe Rrogozhina, lumi Shkumbin, i çon në det./tch


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago