POLITIKE

Lumir Abdixhiku i çon mesazh Agim Veliut: Ata që nuk duan ta kuptojnë reformën e LDK-së nuk mund të ecin me ne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se janë të kënaqur me rezulatin e LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit.

Abdixhiku ka deklaruar se do të vazhdojnë me reformat në parti.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin që kemi marrë, përfaqësimi është i mirë, ekipe të reja, në pjesë të caktuara të LDK-së do t’i forcojmë edhe disa degë dhe të vazhdojmë me reformën”, deklaron ai, në Blic Interview.

I pyetur për balotazhin në Podujevë dhe për një përkrahje të Ekrem Hysenit nga Agim Veliu dhe përkrahësit e tij, kreu i LDK-së ka thënë se nuk ka kuptim të ketë marrëveshje politike brenda një shtëpie.

Abdixhiku i ka çuar një mesazh Veliut, duke thënë se kush nuk i kupton reformat që po ndodhin, nuk mund të ecë bashkë me LDK-në, shkruan Reporteri.net.

“LDK kurrë s’ka qenë më e bashkuar në Podujevë. Individë mund të zgjedhin ndryshe si të veprojnë, për neve ka qenë e qartë, Ekrem Hyseni është kandidati ynë, i ka të gjitha kompetencat për të bërë fushatën, për ekipin, për shtabin, për të ecur përpara në rrugë sepse ne kemi besuar në Ekremin, dhe Ekremi ka dëshmuar në këtë proces se është i denjë të vazhdojë të udhëheq me procese të mëtutjeshme të mëdhaja brenda LDK-së, e domosdo brenda Llapit. Këtë e ka dëshmu me rezultatin e parë kur e ka kthyer LDK-në parti të parë atje në Podujevë, dhe tash në garë, në balotazh të bëjë edhe fitoren e pritur.  Ne punojmë me njerëz fitues, ata që refuzojnë ose nuk duan ta kuptojnë reformën e LDK-së, natyrisht se nuk mund të ecin bashkë me LDK-në”, tha Abdixhiku.

I pyetur se a ka një marrëveshje të re të përkrahjes së Ekrem Hyseni, kreu i LDK-së tha se nuk lejon marrëveshje brenda LDK-së.

“Nuk lejoj marrëveshje brenda LDK-së, këtu s’ka ‘pardon’ është kandidati i LDK-së, bëhesh bashkë, i bashkohesh dhe punojmë të gjithë. Unë kam punuar për njerëz tanë brenda LDK-së, s’ka marrëveshje, s’bëhet kjo punë me marrëveshje, nuk ka kuptim brenda familjes të ketë marrëveshje politike. Ekrem Hyseni do të bëjë fushatën siç e ka bërë deri tani me njerëzit e vet, me ekipin e vet, është ekip i ri, do të qeveris me këtë ekip në të ardhmen. Kjo çështje ka përfunduar kohë më parë dhe as që është për diskutim”, ka thënë Abdixhiku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago