Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku ku i njejti në Kuvend u përplas me deputetët e Vetëvendosjes për një projekt të ujit në Skenderaj i cili su votua në kuadër të buxhetit 2022
Ai ka shkruar se Lushtaku “jo buxhetin, po me ia lanë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujt për që mërzitet për dikon”.
Basha ka shkruar në Facebook se Mërgim Lushtaku i dërguar i babait të tij Sami Lushtaku që ka blerë prona 50 euro arin nga shteti dhe ia ka shitur shtetit 5000 euro arin.
“Ngoni kush po fol për Skënderajin, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari”, ka shkruar Basha.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku sot gjatë seancës në Kuvend akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se janë kundër Drenicës.