POLITIKE

Lushtaku i acaruar në EULEX: Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare na përdorën si mish për top

Sami Lushtaku në cilësinë e ish-të akuzuarit të EULEX-it, është shprehur se ky mission për të arsyetuar pagën dhe qëndrimin e tyre në Kosovë, është dashur të sjell akuza të tilla të paqëndrueshme.

Lushtaku madje në Info Magazine, deklaroi se ndodhitë e rrjedha nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK, EULEX dhe ajo Speciale, janë krejtësisht politike, njofton Klan Kosova.

”Me i arsyetu pagat e mira dhe qëndrimin e tyre në Kosovë, mendoj se këta është dashur të bëjnë këso akuzash të paqëndrueshme dhe politike”.

”Nuk bëhet fjalë këtu për peshkun e madh dhe peshkun e vogël. Drejtësia duhet të funksionojë në bazë të argumenteve dhe fakteve dhe njerëzit me u dënu apo liru në bazë të atyre kur ka fakte dhe argumente tjera”.

”Ata që shkelin ligjin, për mua si një qytetar i thjeshtë, si kryeministër apo president i vendit, për mua është shkelës i ligjit”.

”Të gjitha këto që kanë ndodhur në Kosovë, edhe nga gjykata e UNMIK-ut, edhe nga gjykata e EULEX-it, por edhe nga Gjykata e Hagës, janë politike. Pra, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po do ta balancojë luftën e UÇK-së me atë të Serbisë”.

”Mendoj që janë përzi gjërat, sepse ne kemi qenë viktimë dhe dihet shumë mirë kush është agresori”.

”Bindja ime është që një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, na ka përdor neve si mish për top, pra s’i kurban që të vazhdohet me bisedimet me Serbinë”.

”Ne nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër bisedimeve sepse ne e dimë shumë mirë sepse tani edhe Kosova është shtet i pavarur, dhe ne duam që secili shtet ta marrë rrugën e vet”.

”Ndërkombëtarët për me qëndru në Kosovë, është dashur të shpifin të tilla akuza çfarë kanë bërë në Kosovë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago