Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta, me thirrje që ai të distancohet nga gjuha e përdorur.
Megjithatë, Lushtaku duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Në një intervistë në emisionin Debat Plus, ai u shpreh se nuk ndihet fajtor dhe përdori gjuhë edhe më të ashpër:
“Jo unë valla, hiç nuk e kam ndërru. Ju u dasht me kritiku ata kur ka fol për Lushtaket (Adriana Matoshin). Nëse dikush e ka futur këtë gjuhë të urrejtjes, është pikërisht VV, nuk jemi ne. Asnjëherë nuk e kam sharë dikënd. Secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte dhe argumente ka me iu kthyer. Nuk ka mundësi që një deputete me fy, me njollos me emrin tim, në lagjen e Lushtakeve…”
Ai shtoi se deputetet nuk kanë të drejtë të ofendojnë komunitetin e tij:
“Nuk i lejohet një deputete ta fyejë lagjen e vendin prej nga vij unë… Prandaj unë i them Albinit: lidhi këto kudra dhe boll ka qenë”, tha ai
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…