Lushtaku pengon fjalimin e Muratit e Dugollit te foltorja e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka shkuar te foltorja e Kuvendit dhe ka penguar fjalimin e deputetit të VV-së, Enver Dugolli. Ai ka goditur pjesën e foltores duke krijuar zhurmë.

Ndërkaq pjesa tjetër e opozitës ka vazhduar të godasë tavolinat dhe të fishkëllejë.

Të njëjtën gjë ia ka bërë edhe ministrit të Financave, Hekuran Muratit.