FOTO&VIDEO

“Si u mbyt?”, flet i afërmi i të riut që vrau veten në Komisariat: Fytyra e tij ishte e buzëqeshur

Familjarët e 31-vjeçarit  Ilvi Meta i cili sipas policisë ka vrarë veten brenda komisariatit të Kavajës mbrëmjen e djeshme, kanë dyshime të forta për këtë version. Ata shprehen se vrasja e të riut është e rrethuar nga misteri dhe se nuk besojnë se ai ka vrarë veten, por se është vrarë nga efektivët e policisë.

Djali i xhaxhait të viktimës thotë se nga kqyrja që i ka bërë trupit, ka dyshime se ai nuk ka vrarë veten.

“Unë  e kam kontrolluar trupin bashkë me të atin dhe djalin e xhaxhait tjetër, dyshohet që është mbytur, e para, ka shenja në qafë, shenja është përpara jo pas, e dyta, është e vërtetë që është mbytur me pjesën e kapuçit, siç u tha në versionin e fundit të policisë. Fakt tjetër, kur e kemi kontrolluar, kur njeriu mbytet, fytyra nxihet sepse nuk qarkullon gjaku, fytyra e tij ishte borë e bardhë, shumë e rregullt, sikur sapo kishte ndërruar jetë, tjetër gjë është që sytë i kishte të hapur dhe ishte duke buzëqeshur, dhe sot po të shkojmë dhe ta hapim, ai është duke buzëqeshur. Si mundet një njeri që është duke i dhënë fund jetës të jetë duke buzëqeshur? Edhe nëse e kanë mbytur, prapë si mund të buzëqeshësh?!

Diçka tjetër, në trup, prej autopsisë nuk ka shenja dhune, unë e kam kontrolluar me detaje, me blic telefoni, në fytyrë nuk ka shenja dhune, në trup nuk jap dot, sepse është i carë komplet nga autopsia.

 

Tjetër, te komisariati ne jemi të bindur, se dimë diçka, komisariati është i lartë dhe nuk arrin dot të varesh… Tjetër, dritaret janë rreth 3 metra të larta dhe të ndërtuara në mënyrë të tillë që nuk ke si varesh, dhe nëse varesh rripi i kapuçit po të rrotullohet në qafë mund të mbesë 15 cm, e pamjaftueshme që të varet. Këto janë për mënyrat e vrasjes, që është mister.

Policia ka përgjegjësi sepse si ka mundësi që ai është futur brenda komisariatit me një mjet me të cilin ai mund të kryej vetëvrasje, e dyta policia duke mos ia treguar të ndjerit e ka marrë për në komisariat ndërkohë që ai kishte urdhër arresti dhe nuk i është komunikua dhe nëse ke urdhër arresti nuk e mban dot më shumë se dy orë në komisariat, por çohet në ambientet e paraburgimit…Familja nuk është njoftuar për vdekjen, e kanë marrë vesh nga media. Pse nuk na lanë ta shohim para ekspertizës? Familjarët shkuan ta shihni para autopsisë, por policia i ndaloi. Me ç’ligj? Tjetër, ne nuk na është dhënë asnjë informacion, e kemi marrë të gjithin vetëm nga mediat”, deklaron ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

7 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

22 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago