POLITIKE

Lushtaku përdor gjuhë të rëndë në tubimin e PDK-së në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë një tubimi elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës të mbajtur të mërkurën në palestrën e sporteve “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Lushtaku shprehu mbështetje për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke thënë se nuk ka dëshirë që ai të jetë “kopje e kryeministrave të tjerë” që kanë qeverisur në Kosovë. Megjithatë, përkundër se theksoi se PDK-ja është kundër sharjeve dhe fyerjve, ai nuk hezitoi të përdorë etiketime ndaj kundërshtarëve politikë.

“E di se na kanë sharë kapak, megjithatë jemi përpjekur të jemi më të kujdesshëm. Unë më pak, por PDK-ja më shumë. Ne nuk flasim për të tjerët, por do të kemi kujdes edhe ndaj zagarëve, edhe ndaj zagaricave… Unë mendoj se duhet t’i themi stop përçarjes sepse kjo nuk ka asnjë kuptim”, deklaroi Lushtaku para simpatizantëve në Skenderaj.

Ndryshe, kreu i Skenderajt nxiti reagime për shkak të një deklarate ndaj ish-deputetes së LVV-së, Adriana Matoshi, nivelin e së cilës e krahasoi me atë të punonjësve të shtëpive publike. Reagimi i Lushtakut erdhi në kuadër të kundërpërgjigjes ndaj ofendimeve dhe sulmeve që ai pretendon se ka marrë nga përfaqësuesit e LVV-së.

Sa i përket gjuhës, këtë spirale të sulmeve dhe akuzave e ka nisur vetë subjekti që ka qeverisur në Kosovë në pesë vitet e fundit, duke mos e kursyer askënd — politikanë, analistë dhe gazetarë – madje ka shkuar deri në pretendime për lidhje me Serbinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago