Mesazhi i Krishtlindjeve i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkaktuar debat të ashpër pas një urimi me mesazh që shumë e interpretuan si një urim për vdekjen e Presidentit rus Vladimir Putin.
Duke iu referuar një besimi të lashtë se nata e Krishtlindjeve ku pranohen dëshirat të bëhen realitet, Zelensky tha se ukrainasit ndajnë “një ëndërr” dhe “një dëshirë”, duke shtuar frazën, “vdektë Ai”.
Deklaratat e tij erdhën ndërsa Rusia vazhdoi të sulmonte Ukrainën në ditët e festave, ku Presidenti Ukrainas u shpreh se rusët edhe një herë e treguan fytyrën e vërtetë, duke i quajtur “të pa fe”.
“Në prag të Krishtlindjeve, rusët treguan edhe një herë se kush janë vërtet. Granatime masive, qindra ‘shahedë’, raketa balistike, sulme Kinzhal – gjithçka u përdor. Kështu veprojnë sulmet e pafe. Kështu veprojnë ata që nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët me Krishterimin apo me asgjë njerëzore.Por ne po mbahemi. Ne mbështesim njëri-tjetrin. Dhe sot, lutemi për të gjithë në vijën e frontit – që të kthehen të gjallë. Për të gjithë ata që janë në robëri – që të kthehen në shtëpi. Për të gjithë heronjtë tanë të rënë që mbrojtën Ukrainën me koston e jetës së tyre.”, tha Zelensky.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…