Lushtaku përjeton “goditje” të rëndë: Jep dorëheqje nga PDK-ja kryetari i Prekazit, djali i Gjeneral Fadil Kodrës

Pas vendimit të Sami Lushtakut që t’i hyj garës për kryetar komune dhe ta sfidoj në këtë garë, Bekim Jashari, duket se ekipi i kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj po shkon drejt një tkurrje të madhe.

Kjo për faktin se çdo ditë zyrtar të PDK-së po tregojnë se nuk duan të jenë pjesë e ekipit të tij për ta sfiduar nipin e heroit Adem Jashari dhe djalin e heroit Hamëz Jashari, Bekimin.

Dje, nga PDK ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i Prekazit, Shqiprim Kodra, djali i Gjeneralit dhe themeluesit të UÇK-së, Fadil Kodrës.

Postimi i Shqiprim Kodrës:

Të nderuar qytetarë të Skenderajt dhe shumë të respektuar bashkëfshatarë!

Shpresoj të jeni mirë me shëndet!

Duke e parë situatën e krijuar politike, parafushatat për udhëhehqjen e komunës në Skenderaj dhe deklaratat, debatet e vazhdueshme aspak në dobi te qytetarëve.

Kërkoj dhe Ju lutem që ti leni anash inatet personale sepse jeni duke krijuar nje imazh jo të mirë për brezat e ri dhe fatkeqësisht po krijohet urrejtje në mes qytetarëve, konkretisht rinisë në Skenderaj e cila mundet ti përcjellë ndër vite.
Unë Shqiprim Kodra, kryetar i Prekazit i zgjedhur unanime ( Ex fixo) me as një votë kundër, mbi 300 bashkëfshatarë pjesëmarrës dhe i pranueshem nga të gjitha strukturat politike ne PDK.

I shqetësuar sot nga komunikimi, takimet me qytetarë dhe debatet në shoqëri që kanë filluar të marrin drejtim negativ, unë nuk dua te jem në mes te këtyre rrethanave fatkeqe, andaj ndjej përgjegjësi morale ndaj familjes, shoqerisë dhe qytetarëve te Skenderajt.

I vendosur me përgjegjësi te plotë morale, jap dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda PDK-së.

Familja KODRA dhe konkretisht kulla e Gjeneralit Fadil Kodra ka qenë çdoherë e hapur dhe e dëshmuar, ku janë marrë vendime Kombëtare (qerdhe e organizimit dhe mbilizimit te figurave me të shquara të historisë) në kohën e ilegales dhe unifikuese e proceseve politike për

shtetndërtim e zhvillim në Republikën e Kosovës.

I falenderoj të gjithë që me përkrahën vazhdimisht ne rrugëtimin tim dhe në shërbimin pozitiv të qytetarëve.
Paçi shëndet!

I juaji, Shqiprim Fadil Kodra