Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se nuk e kishte në plan ta sulmonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se aksioni i tij ishte simbolik dhe spontan.
“Bislimi më ka gjuajtur me shishe e cila më ka rënë në gojë. Qëllimi im nuk ka qenë që të sulmojë”, ka thënë Lushtaku në Pressing të T7.
“Më vjen keq që ka ndodhur, por më shumë duhet me i ardh keq Qeverisë Kurti, si dhe Bislimit e Muratit që kanë provokuar”, ka vazhduar ai.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dashur që ta largojë vëmendjen siç tha ai për “skandalin e Mimoza Kusari-Lilë