Lushtaku – VV’së pas deklaratës për vëllavrasje: Kush luan me zjarr do të digjet prej tij

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Sami Lushtaku i ka reaguar kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit që sot deklaroi se në vend do të ketë vëllavrasje në rast se qeveria e re formohet pa shkuar në zgjedhje, raporton Gazeta Express.

Lushtaku ka deklaruar se këto ditë shumë anëtarë e mbështetës të LVV-së kanë bërë thirrje për dhunë e anarki, deri te vëllavrasja e lufta civile.

“ Po habitem se si mbi 20 vjet pas çlirimit të vendit, njerëz që s’kanë dhënë asnjë kontribut për vendin, kanë guxim për të bërë thirrje të tilla. Këta që s’kanë guxuar që t’i dalin përballë armikut kur është kërkuar prej tyre, s’besoj që e kanë guximin që t’i dalin përballë shtetit dhe popullit të Kosovës. Kushdo që është aq i çmendur, do ta marrë përgjigjen që e meriton”, ka deklaruar ai.

Lushtaku thotë se ata që mendojnë se do ta rrezikojnë se do ta rrezikojnë popullin me nxitje për dhunë, le ta dinë se dhuna do t’i dënojë vet ata.

“Kush luan me zjarr, do të digjet vet prej tij”, ka deklaruar ai.