KRYESORE

Lutfi Haziri: Nuk ka bir nane që mundet me më lëvizë, duhet me referendum me më rrëzu

Kreu i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se në Kosovë do të duhej të ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pas përhapjes së koronavirusit.

Haziri ka bërë thirrjen e njëjtë që ka bërë edhe ish-ministri Agim Veliu që pikërisht për këtë deklaratë u shkarkua nga kreu i qeverisë tash në detyrë Albin Kurti.

Mirëpo, Haziri thotë se për të vepruar njëjtë edhe me të, fillimisht duhet që të organizohet referendum popullor.

“Nuk ka bir nane që mundet mua me më lëvizë. Mua më kanë zgjedhë qytetarët dhe duhet me referendum me më rrëzu mu”, ka thënë Haziri duke kujtuar pasojat që la shkarkimi i Veliut.

“Po ja që Agimi, u shkarkua, por me veti mori edhe krejt kabinetin”, ka thënë Haziri në T7.

Në këtë bisedë, Haziri ka folur edhe për përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt, duke i dhënë të drejtë kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Duhet mu mësu me udhëheqjen nga ana e Vjosës. Ajo më lehtë e ka pasur te tregoj rregulla përmes një deputeti të LDK-së sesa të një partie tjerët”, ka thënë Haziri.

Osmani, siç ka thënë Haziri, nuk do të lejojë që në kuvend të ndodhin gjëra siç kanë ndodhur në kohën e Kadri Veselit.

“Ka të bëjë me menaxhimin e seancës nga një kryetare që nuk toleron si kryetari i mëhershëm për të krijuar skena komike e nganjëherë edhe tragjike”, ka thënë Haziri, shkruan Insajderi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago