Kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosovës për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është votuar shumë nga komuniteti serb në këtë komunë.
Në vendvotimet e fshatrave, Shillovë, Kmetovc e Ponesh, Haziri ka marrë deri 95 përqind të votave të serbëve, të cilët nuk patën kandidat nga komuniteti i tyre, njofton Klan Kosova.
Ndërsa për Kuvendin Komunal të Gjilanit votuan kandidatët nga Lista Serbe.