POLITIKE

Vulin për shërbimin ushtarak në Kosovë: Kurti po përgatitet për konflikt me Serbinë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka folur për propozimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për ta bërë ushtrinë të obligueshme. NË një intervistë, ku Vulin shpreh gjuhë të urrejtjes dhe racizëm, thotë se Kurti po e përgatit ushtrinë për konflikt me Serbinë dhe thotë se këtë projekt do ta financojë edhe Perëndimi.

Vulin thotë se ideja për shërbim ushtarak në Kosovë paraqet rrezik për stabilitet në Ballkan.

“Serbia që dy vjet e ka paralajmëruar gjithë botën për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në atë që i keni dhënë në dorë mekanizma të ushtrisë terroristëve të padënuar, e nganjëherë edhe të dënuar për krime lufte, i jepni armatim të rënë dhe prisni të ketë paqe në territorin e Kosovës e Metohisë prisni të mos e përdorin atë armatim të rëndë”, është shprehur ministri serb.

Vulin thotë se do ta dërgojë një gjeneral që të pyes NATO’n se si e shohin propozimin e Kurtit për ta bërë të obligueshme kryerjen e ushtrisë në Kosovë.

“Më intereson shumë të shoh cfarë ka për të thënë NATO, a do të heshtë sikur deri tani kur ishte në pyetje formimi i ushtrisë së Kosovës”

“Fatkeqëisht nuk është hera e parë në histori, kur serbët shërbejnë në një ushtri ku qëllimi i ekzistencës së saj është konflikti me serbët dhe Serbinë”

Ai thotë se rajoni po shkon drejt konfliktit, që sipas tij, e ka paralajmëruar që para dy vitesh.

Vulin thotë se ndërkombëtarët thonin se ushtria e Kosovës nuk do të ketë kapacitet dhe do të shndërrohet në ushtri në vërtetë vetëm pas 10 vjetësh.

Ndërkaq, Vulin supozon se projekti i shërbimit ushtarak mund të financohet nga diaspora, nga paratë e drogës, por beson se edhe Perëndimi do të ndihmonte Kosovën.

“Shqiptarët nuk i kanë ato para. Ajo që dimë për buxhetin e tyre, ajo që e dimë rreth funksionimit të ekonomisë së tyre e cila në të verterë nuk ekistone. E dini, ai territor financojhet 60 për qind nga doganat dhe akcizat dhe pjesën tjetër nga donacionet”,

“Nëse diaspora, nëse narkokapitali vendos të investojë në të atëherë me siguri do të mund t’i ndihmojnë. Por kjo nuk mund të realizohet pa fuqinë e mëdha të cilat e kanë pranuar Kosovën. Nuk mund të bëhet pa të hollat e Perëndimit dhe për këtë do të flasë me NATO’n”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 minuta ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago