POLITIKE

Macron: Do t’i them Trumpit të mos shfaqë dobësi karshi Putinit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta bindë presidentin amerikan, Donald Trump, se interesat e tij janë në linjë me aleatët evropianë dhe se shfaqja e ndonjë dobësie karshi Vladimir Putinit të Rusisë do ta bënte më të vështirë që të merrej me Kinën dhe Iranin.

“Trumpin e njoh. E respektoj dhe besoj se ai më respekton mua”, tha Macron.

“Do t’i them atij: thellë, thellë, nuk mund të tregosh dobësi përballë presidentit Vladimir Putin. Kështu nuk jeni ju dhe kjo nuk është në interesin tuaj”, shtoi Macron gjatë përgjigjeve në pyetjet që iu parashtruan në mediat sociale.

Macron tha se pasiguria për mënyrën e si Trumpi po e trajton pushtimin trevjeçar rus të Ukrainës është shqetësuese për aleatët e SHBA-së, sepse ai mund të negociojë diçka që është e pamjaftueshme, por kjo gjithashtu po krijon pasiguri për Putinin dhe është diçka që duhet të përdoret për të ndihmuar në negociata.

“Fjala është pasiguria. Donald Trumpi krijon pasiguri te të tjerët sepse ai do të bëjë marrëveshje, kështu që Donald Trumpi duke krijuar pasiguri për Vladimir Putinin është një gjë e mirë”, tha Macron, duke shtuar se presidenti rus nuk e di se çfarë do të bëjë Trumpi dhe si mund të reagojë.

Macron pritet që të hënën të qëndrojë në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me Trumpin, teksa evropianët po synojnë që të kenë një rol kyç në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe po bisedojnë se si të ofrojnë garanci të sigurisë për Kievin nëse do të arrihet një armëpushim.

Udhëheqësi francez tha po ashtu se shfaqja e dobësisë ndaj Putinit, që do të çonte në kapitullimin e Ukrainës përmes një marrëveshjeje të keqe, do ta bënte Trumpin më pak të besueshëm për t’u përballur me Kinën dhe për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

“Si mund të jesh i besueshëm me Kinën nëse je i dobët me Putinin?”, tha Macron, duke shtuar se nëse Ukraina lihet që të bjerë, kjo do të dërgonte një sinjal strategjik te Pekini dhe Tajvani.

“Dhe, kush nuk do që Irani të mos posedojë bombë bërthamore, nuk mund të tregosh dobësi me dikë që po e ndihmon Teheranin ta arrijë një gjë të tillë”, tha Macron.

Macron i ka quajtur zhvillimet e fundit si një “epokë e re” dhe e ka zhvilluar sesionin online duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut si pjesë e përpjekjeve të Qeverisë franceze për të vetëdijesuar popullatën për ndikimin që ka në Francë lufta në Ukrainë dhe për diplomacinë amerikane që po vepron me shpejtësi që kur Trumpi mori mandatin një muaj më parë. /REL

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago