POLITIKE

Macron e quan të paparashikueshëm Trumpin, u kërkon europianëve të refuzojnë të bëhen ‘vasalë të lumtur’ të SHBA-së

Gjatë një vizite shtetërore dyditore në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje europianëve të tregohen “më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë”, raportojnë AFP dhe mediat lokale.

Ai paralajmëroi të enjten se kur bëhet fjalë për SHBA-në, “nënshtrimi nuk është përgjigjja”, duke shtuar se ai “nuk është për vasalitet të lumtur”.

Ai u bëri thirrje europianëve që të “rizbulojnë shijen e rrezikut, ambicies dhe fuqisë”, përballë paparashikueshmërisë së Donald Trump, si për çështjen e Ukrainës ashtu edhe për tarifat doganore.

Macron ishte i pari nga tre liderët që takoi Trump këtë javë për të diskutuar luftën në Ukrainë. Gjatë bisedimeve të hënën, Macron foli për mënyrën sesi të dy vendet donin paqen dhe ranë dakord se Europa duhej të merrte më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Gjithashtu, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer është takuar me presidentin e SHBA-së, të cilët diskutuan shumë tema, përfshirë edhe vendosjen e paqes në Ukrainë, ndërsa sot pritet që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shkojë në Shtëpinë e Bardhë


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago