Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar Rusinë dhe gënjeshtrën e saj se po lufton nazizmin në Ukrainë, teksa e ka cilësuar si agresore.
Teksa ka adresuar kombin në një dalje publike nga Pallati Elizesë, ai theksoi se Europa ka hyrë në një epokë të re.
Ai tha se europianët nuk mund të “varen nga të tjerët për të mbrojtur veten e tyre” dhe se ka ardhur momenti “hedhur një hap më tej”.
Franca do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen, tha Macron.e
“Lufta nuk i përket më vetëm librave të historisë: Është aty, përpara syve tanë”.
Macron ka vlerësuar përgjigjen e bashkuar të europianëve kundër Rusisë, duke shtuar: Tani i duhet të bjerë dakord që të paguajë çmimin për paqen, lirinë dhe demokracinë.