Avokati Gazmend Halilaj e ka drejtuar gishtin kah Sami Lushtaku për sulmin me armë zjarri që iu bë sot para shtëpisë së tij.
Ai për më tepër e ka quajtur edhe kriminel të ftohtë atë dhe tha se për këto deklarata publike është i gatshëm të mbajë përgjegjësi para gjykatës.
“Unë u sulmova para shtëpisë sime. Janë kamerat që kanë kapur momentin dhe policia i ka siguruar ato pamje. Ma kanë goditur veturën dhe kanë shtënë me armë në një distancë më pak se 1 metër”.
“Ka qenë së paku dy persona, por ka mund të ketë pasë edhe të tjerë. Kam hyrë në një autoservis dhe kam dalë nga dera e prapme e tij”.
Ai tha se prapa këtij sulmi është i sigurt se qëndron Lushtaku, pasi që sipas tij, për shkak se i ka publikuar keqpërdorimet e fondit të UÇK-së.
“Rastin e kam raportuar publikisht. Janë maskat e Samiut. E kam pasë komandant dhe nuk kam besim te ai prej se kanë filluar skandalet. Është e sigurt. Ata janë njerëz të Sami Lushtakut. Vrasjen në tentativë para shtëpisë sime e ka bërë krimineli Sami Lushtaku. Ai është një kriminel gjakftohtë”.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…