BOTA

Macron: Pa pamëshirë kundër abajas!

Nxënëset në Francë nuk do të mund të kalojnë nëpër portat e shkollës nëse paraqiten në shkollë me abaja, tha presidenti Emmanuel Macron, duke thënë se autoritetet do të jenë “të pamëshirshme” në zbatimin e ndalimit të ri për veshjen tradicionale myslimane, raporton AP.

Macron bëri komentin e tij të parë publik mbi kodin e ri të veshjes pasi vizitoi një shkollë në Francën jugore, sipas agjencive.

“Ne e dimë se do të ketë raste kur nxënëset do të përpiqen të ‘provojnë rregullin’”, tha lideri francez.

Duke folur për mënyrën sesi do të zbatohej masa e re, Macron tha se “stafi special” do të vendoset në shkollat ​​”të ndjeshme” për të ndihmuar drejtorët dhe mësuesit dhe për të dialoguar me nxënëset dhe familjet e tyre, nëse është e nevojshme.

Ndalimet e mëparshme

Vendimi për ndalimin e veshjes së abajas u prezantua javën e kaluar nga ministri i Arsimit i Francës, Gabriel Attal.

“Kemi vendosur që nuk do të mund të vish me abaja në shkolla. Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të dalloni se cilës fe i përket një nxënëse vetëm duke parë njërën prej tyre”, tha Attal.

Ai më parë tha se 14,000 staf arsimor në pozita udhëheqëse do të trajnohen deri në fund të këtij viti për t’u marrë me zbatimin dhe çështje të tjera në ruajtjen e sekularizmit, dhe 300,000 staf do të trajnohen deri në vitin 2025.

Në Francë, mbajtja e shamive në shkolla u ndalua në vitin 2004, ndërsa në vitin 2010 u vendos ndalimi i mbajtjes së mbulesës në publik, gjë që çoi në pakënaqësi në mesin e komunitetit pesë milionë muslimanë në Francë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago