Macron thotë se është i hapur për t’i mbrojtur me armë bërthamore aleatët evropianë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se liderët e BE-së po takohen për një samit “të jashtëzakonshëm” në Bruksel të enjten, për të rënë dakord për rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe për të siguruar që armatimet mund të prodhohen në Evropë.

Kështu përmendi kreu i Elysee-së gjatë një adresimi të jashtëzakonshëm për publikun.

Franca duhet të njohë “statusin e saj special”, siç është pasja e “Ushtrisë më efikase dhe efektive në Evropë”, si dhe të zotërimi i armëve bërthamore.

Ai tha se do t’i kërkojë Qeverisë franceze të punojë për një investim të ri, për ta lejuar atë të mobilizojë financimin privat dhe publik pa rritje taksash.

“Parandalimi ynë bërthamor na ndihmon”, tha Macron. Ai shtoi se do të hapë debat për shtrirjen e ombrellës bërthamore franceze tek partnerët evropianë.

Macron tha se Kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për një debat mbi sigurimin e mbrojtjes nga parandalimi bërthamor për aleatët evropianë.

Çfarëdo që të ndodhë, vendimi do të jetë në dorën e presidentit të Republikës dhe krerëve të Ushtrisë.