I ftuar në Tiranë nën mbrojtjen e Edi Ramës presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka sfiduar hapur Sali Berishën duke deklaruar se në datat 20 dhe 21 dhjetor do të vijë në Shqipëri për takimin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur”.
Aleksandar Vuçiç bëri të ditur se ai do të jetë në Tiranë për të nënshkruhej një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës që do të kenë vlerë për të treja vendet. Por kjo shpallje e shefit serb të shtetit bëhet disa ditë pasi nga kuvendi i demokratëve në 11 dhjetor Berisha e paralajmëroi të mos guxontë të shkelte këtu.
Ballkani i Hapur është Ballkani i hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri , Gëbelsin e Milloshevicit mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka kthyer në lajtmotiv të foltoreve të tij lidhjen okulte Rama-Vuçiç nga Kukësi akuzoi kryeministrin Edi Rama se është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.
Në takimin e Kukësit ai tha: “Që nga Enver Hoxha deri më sot shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër më antinjerëzor e antikombëtar si Rama. Ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë, refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, pasi e urdhëronte padroni i tij Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin e Luftës Ballkanike që është dokumentuar. Përgatitu Sllovodan, jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Ne do të ngremë zërin dhe do të dënojmë gjenocidin,e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”, tha Berisha.
Por këto paralajmërime nuk e kanë penguar aspak dyshen Rama Vuçiç të vazhdojnë me axhendën e tyre të Open Balkan stacioni i radhës i së cilës do të jetë këtë fund dhjetori në Tiranë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…