KRYESORE

Macroni raportohet se ka paralajmëruar për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, thuhet se i ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë se “ekziston mundësia që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën lidhur me territorin, pa qartësi mbi garancitë e sigurisë”, ka raportuar revista gjermane “Der Spiegel”, duke cituar një shënim të rrjedhur nga një telefonatë e kohëve të fundit midis udhëheqësve evropianë.

Spiegel ka thënë se kishte marrë një shënim në anglisht që përmbledhte telefonatën, duke paraqitur ato që pretendon se janë citate të drejtpërdrejta nga disa prej pjesëmarrësve, raporton The Guardian.

Revista pretendon se Macroni ka folur për momentin e tensionuar në bisedime si “një rrezik të madh” për Zelenskyn, teksa kancelari gjerman, Friedrich Merz, kishte thënë gjithashtu në telefonatë se udhëheqësi ukrainas duhej të ishte “shumë i kujdesshëm”.

“Ata po luajnë lojëra si me ju ashtu edhe me ne”, është raportuar të ketë thënë Merz, për të cilën revista ka arritur në përfundimin se ishte një referencë për misionin e Steve Witkoff në Moskë.

Revista ka raportuar se edhe udhëheqës të tjerë shprehën shqetësimet e tyre, përfshirë presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, që raportohet të ketë thënë se “nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodimirin vetëm me këta djem”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili në publik është shumë komplimentues ndaj Trumpit, raportohet të ketë thënë se ishte dakord me Alexander “që ne duhet ta mbrojmë Volodimirin”.

The Guardian nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë menjëherë raportin.

Por Der Spiegel ka thënë se kishte folur me “disa” pjesëmarrës në telefonatë, të cilët kanë konfirmuar se ajo ka ndodhur, dhe dy prej tyre thuhet se e kanë konfirmuar se citimet ishin “riprodhuar me saktësi”.

Një zëdhënës i Zelenskyt nuk ka pranuar të komentonte, ashtu si edhe zyra e Merzit, ndërsa Pallati Elysee ka kundërshtuar citimet që i atribuoheshin Macronit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago