SPORT

Madhështore, Distria Krasniqi kampione olimpike

Distria Krasniqi ka ngritur emrin e saj dhe të Kosovës në nivelin më të lartë sportiv. Ajo të shtunën ka fituar medalje të artë olimpike. E arta olimpike është suksesi më i madh i mundshëm në sport.

Për suksesin më të madh në karrierë, Distria nuk ka mundur të rezervojë vend më të mirë dhe kundërshtare më të mirë. Fitoi në finale ndaj japonezes Funa Tonaki në arenën “Nippon Budokan” në Tokio të Japonisë.

Xhudoja e ka origjinën nga Tokio. Por të shtunën nga tatami me kokën lartë është larguar garuesja nga Kosova. Ajo fitoi të artën në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në finale ndaj Tonakit fitoi me Waza-Ari.

Pritej një ditë e madhe për Distrinë dhe kështu edhe ndodhi. Ajo ishte bartëse e parë falë sukseseve rresht në dy vjetët e fundit. Raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mposhti pa problem brazilianen Gabriela Chibana. Me fitoren e shpejtë ndaj Chen-Hao Lin të Taipeit Kinez, zuri vend në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale realizoi hedhje për “Waza-ari” për të kaluar në finale. E mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat.

Distria ka titull evropian, medalje botërore e tani edhe titull olimpik.

E shkruan emrin e saj në histori të Kosovës me shkronja të arta. Ka pasur skena emocionale të Distrisë dhe kryemjeshtrit Driton Kuka pas fitores në gjysmëfinale dhe asaj në finale. Është shpaguar mundi dhe puna e tyre e palodhshme, në mënyrën më të mirë.

Për Kosovën është medalja e dytë e artë olimpike dhe e dyta në përgjithësi. Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi, natyrisht në xhudo, në Rio 2016, kur edhe debutoi Kosova në Lojërat Olimpike.

Por me suksesin e Distrisë nuk përfundon përralla për xhudon kosovare. Kanë mbetur edhe katër xhudistë të garojnë dhe të gjithë janë pretendent për medalje. Të dielën garon Majlinda Kelmendi, të hënën Nora e Akil Gjakova e më pas edhe Loriana Kuka. Me punën që bëhet vazhdimisht nga Kuka dhe nxënësit e tij, suksesi kulmor është i garantuar


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago