SPORT

Magji në Arenën Kombëtare! Shqipëria gjunjëzon Çekinë, 3 – 0

Shqipëria ka fituar bindshëm “finalen” me Çekinë për të bërë një hap tjetër të madh drejt kualifikimit në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Gjermani. “Kuqezinjtë” të enjten mbrëma triumfuan me rezultatin bindës 3:0 në ndeshjen e Grupit E, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, konfirmuan fitoren e madhe dhe forcuan Shqipërinë në krye të grupit me 13 pikë dhe i mjaftojnë vetëm edhe dy sosh për ta konfirmuar kualifikimin në “Euro 2024”.
Muajin tjetër, Shqipëria luan me Moldavinë në udhëtim dhe Ishujt Faroe në shtëpi, ndërsa i mjaftojnë vetëm edhe dy pikë për ta përsëritur suksesin e vitit 2016 kur për herë të parë u paraqit në një Evropian. Jasir Asani (9’) dhe Taulant Seferi (51’, 73’) konfirmuan fitoren e madhe të Shqipërisë për t’ia shkaktuar humbjen e parë Çekisë në këto kualifikime. Kjo disfatë e zbret Çekinë në pozitën e tretë me tetë pikë, një më pak se Polonia që është ngjitur në vendin e dytë. Megjithatë, Çekia ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Futbollistët e Sylvinhos prej fillimit u vërsulën drejt portës së Çekisë dhe më përkrahjen e madhe të tifozëve nga tribunat, arriti ta zhbllokojë menjëherë rezultatin. Ishte Jasir Asani, ai që e kaloi Shqipërinë në epërsi në minutën e 9-të. Asani shënoi supergol nga distanca pas asistimit të Ylber Kelmendit për ta ndezur edhe më shumë atmosferën në tribuna. Për Asanin, ky ishte goli i tij i tretë në gjashtë ndeshje të luajtura në këtë cikël eliminator. Pas golit të shënuar, Shqipëria nuk u ndal dhe e kërkoi edhe golin tjetër, por nuk arriti ta shënoj përkundër tentimeve që i pati. Në fund të pjesës së parë, Çekia shënoi gol por ai u anulua për shkak se u shënua me dorë dhe kjo i kushtoi sulmuesit Mojmir Chytil me përjashtim. Ai për këtë veprim, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Çekia prej minutës së 40-të mbeti me një lojtar më pak. Chytil në minutën e 26-të e mori kartonin e parë të verdhë për ndërhyrje të palejuar. Epërsia numerike në fushë, bëri që Shqipëria ta dyfishoj epërsinë me të filluar pjesa e dytë.Renditja në Grupin E:

Këtë herë, ishte sulmuesi Taulant Seferi që realizoi gol. Seferi shënoi në minutën e 51-të pas një kundërsulmi të shpejtë, të cilin e nisi Elseid Hysaj. Ai përfitoi nga asistimi i Asanit nga i cili nuk arriti të përfitoj Sokol Çikalleshi, por Seferi u tregua i vëmendshëm për ta mposhtur portierin e Çekisë. Seferi nuk u ndal vetëm me një gol, pasi disa minuta më vonë, shënoi edhe golin e dytë për ta konfirmuar fitoren e madhe të Shqipërisë. Në minutën e 73-të, Seferi shënoi nga afërsia në portën e zbrazët pas asistimit të Mirlind Dakut për t’i dhënë vulë humbjes së parë të Çekisë në grup. Në këtë ndeshje, u aktivizuan edhe Arbnor Muja e Mirlind Daku.

Muja u inkuadrua në minutën e 54-të në vend të Asanit, ndërsa Daku e zëvendësoi Cikalleshin në minutën e 67-të. Muja, në fakt shënoi gol në këtë ndeshje në minutën e 82-të pas asistimit të Elseid Hysajt, por që u eliminua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të sistemit VAR. Ndaj Çekisë, te Shqipëria debutoi edhe Ernest Muçi, i cili luajti për më shumë se 20-të minuta në këtë fitore të madhe. Shqipëria, të dielën e luan edhe një ndeshje tjetër në Tiranë, por që është miqësore dhe përballet me Përfaqësuesen e Bullgarisë.

Muajin e ardhshëm, kuqezinjtë pritet ta konfirmojnë kualifikimin në turneun e vitit të ardhshëm. Prej dy ndeshjeve që i luajnë, me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, u mjaftojnë vetëm dy pikë pa u varur prej rezultateve të dueleve tjera të grupit. Pjesëmarrja në Evropian, do të jetë një tjetër dëshmi për rritjen e madhe të Shqipërisë dhe paraqitjet fantastike në këtë cikël eliminator nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago