Një shpërthim i fuqishëm ka goditur makinën e një gjenerali rus në Moskë, duke plagosur rëndë një oficer të lartë të Forcave të Armatosura të Rusisë, raportojnë mediat ruse.
Sipas informacioneve që qarkulluan këtë mëngjes, bëhet fjalë për një tentativë atentati ndaj Gjeneral Majorit Fanil Sarvarov, 56 vjeç. Shpërthimi ndodhi në oborrin e një pallati banimi në rrugën Yasenevaya, në momentin kur ai po nisej me automjetin e tij tip Kia Sorento.
Sapo Sarvarov u fut në makinë dhe nisi lëvizjen, ndodhi shpërthimi, i cili e shkatërroi rëndë automjetin.
Gjenerali u nxor nga makina nga shërbimet e emergjencës dhe u transportua me urgjencë në spital.
Ai ka pësuar plagë të shumta nga copëzat e shpërthimit dhe fraktura, ndërsa gjendja e tij shëndetësore përshkruhet si e rëndë nga mediat ruse.
Sipas të dhënave paraprake të publikuara, një mjet shpërthyes artizanal ishte vendosur nën sediljen e shoferit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…