Banorët e bjeshkëve të Kullës së Zhlepit, kanë filluar të kenë punë me policinë malazeze.
Këta të fundit ndaj banorëve shqiptar po kryejnë bastisje. Kjo gjë po i shqetëson banorët e kësaj zone, të cilët po thonë se për të njëjtat stane tatim të pronës paguajnë në Pejë. Të njëjtit po kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Banorët e bjeshkëve të Kullës së Zhlepit po thonë se policia malazeze ka filluar t’i largojë ata nga kjo zonë
Kjo tabelë tregon që prej kësaj pjesë fillon territori i shtetit të Malit të Zi e përfundon ai i Republikës së Kosovës.
Por në praktikë në bjeshkët e Kullës së Zhlepit po ndodh e kundërta.
Këto bjeshkë duket se janë marrë nën kontroll nga policia malazeze.
Madje sipas banorëve, tash e dy javë ka filluar edhe dëbimi nga e njëjta polici.
Këta të fundit, po ashtu penguan edhe ekipin e T7-tës, ta kryejë punën e tij.
Përfaqësuesi i banorëve, Sadri Zekaj thotë që banorët e bjeshkëve të Strellcit, Llukës, Radavcit e Jabllanicës nuk po i lejojnë të dalin andej pa u lajmëruar, meqë sipas autoriteteve atje kjo pjesë është territor i Malit të Zi.
Zekaj thekson që banorët këtu tatimin e paguajnë në Pejë, për këtë ekzistojnë edhe dokumentet.
Ndërkohë ish kryetari i Pejës, e përfaqësuesi i banorëve të Rugovës, Ali Lajçi thotë që ka filluar zbatueshmëria e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.
Sipas tij, policia malazeze është ma rigoroze teksa thekson që po tentohet të vendoset territori në administrim të plotë.
Mirëpo sipas banorëve, aksione të bastisjes nga ana e policisë së Malit të Zi ka pasur edhe më herët.
Televizoni ka tentuar të marrë një qëndrim për këtë çështje edhe nga qeveria, por e njëjta nuk është përgjigjur.
Kuvendi i Kosovës pati miratuar demarkacionin me Malin e Zi marsin e vitit 2018.
E votimi i kësaj marrëveshje për dy vite u ndalua në kuvend përmes tymit të gazitlotsjellës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…