LAJME

“Mallkimi”: tjetër vdekje misterioze në Rusi

Natalya Bokhareva ishte vajza e një ish-guvernatori provincial – Pas vdekjes së babait të saj ajo ishte përfshirë në biznesin familjar

Vajza e një ish-aleati të presidentit rus Vladimir Putin është gjetur e vdekur në banesën e saj në Moskë.

Natalia Bokhareva, 44 vjeçe, u gjet e vdekur të martën më 11 korrik, raporton Daily Mail. Ajo ishte vajza e ish-guvernatorit të provincës Penza, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2016.

Gruaja u gjet nga oficerët e policisë të cilët kishin thyer hyrjen e banesës, kur Bokhareva nuk iu përgjigj portierit.

Të dhënat e para mësojnë se vdekja nuk vjen për shkak të ndonjë vepre penale.

Pas vdekjes së babait të saj, Bokhareva kishte marrë përsipër bizneset familjare të cilat fokusohen në lëndë druri dhe furrë buke.

Dy vjet më parë, vazhdon Daily Mail, Bokhareva u bë e famshme duke qenë viktimë e një mashtrimi kur i pagoi një fallxhoreje 16 milionë rubla (157,000 euro) për t’i shpëtuar një mallkimi.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pasur një sërë vdekjesh të dyshimta të njerëzve të lidhur në një mënyrë ose në një tjetër me elitën ruse, sektorin energjetik dhe Kremlinin.

Ndër të tjera, 47-vjeçari Nikolai Petrounin i cili vdiq tetorin e kaluar në vetëm 47 vjeç nga komplikimet e koronavirusit, sipas versionit zyrtar. Petronin ishte përshkruar si një “çudi” i gazit natyror dhe ishte një i mbrojtur i Presidentit Putin.

Në raste të tjera, viktimat kanë rënë nga dritaret në rrethana të paqarta.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Forcat Ajrore Izraelite shkatërrojnë avionë të rrallë luftarakë iranianë F-14

Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar imazhe që konfirmojnë shkatërrimin e dy avionëve luftarakë iranianë F-14…

6 orë ago

Netanyahu nuk përjashton eliminimin e Khameneit, mendon se do të sillte stabilitet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah…

7 orë ago

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti,…

7 orë ago

Erdogan thotë se Izraeli po rrezikon ekzistencën dhe të ardhmen e vet

“Me çdo akt shtypjeje, çdo pikë gjaku të derdhur, çdo krim kundër njerëzimit, Izraeli po…

10 orë ago

Drashkoviq: Vrasja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA

Ish-politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe nuk e ka…

10 orë ago

Trump kërcënoi Iranin, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…

15 orë ago