Ambasada e SHBA ka reaguar pasi Manastiret e Luginës së Drinosit janë bërë pjesë e “World Monuments Watch 2025”.
Këto manastire, të cilat u zgjedhën mes 200 nominimeve nga e gjithë bota, janë identifikuar si një nga 25 sitet që përballen me sfida të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ky vlerësim thekson rëndësinë e jashtëzakonshme globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe mundësitë e tij për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike dhe kulturore, shkruan A2 CNN.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka nënvizuar se është krenare për mbështetjen që i ofron këtyre manastireve të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore. Ky fond ka për qëllim të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe rigjallërimin e këtyre monumenteve të rëndësishme, duke mundësuar që pasuria e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë të mbetet e ruajtur për brezat e ardhshëm. Përveç asaj, mbështetja ka një ndikim pozitiv edhe për komunitetet lokale, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e turizmit kulturor në rajon.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…