LAJME

Manjati i mediave, Rupert Murdoch fejohet në moshën 92-vjeçare

Rupert Murdoch, ish-pronari i “Fox News” dhe themeluesi i “Sky News”, është fejuar në moshën 92 vjeçare me të dashurën e tij ruse Elena Zhukova, një biologe molekulare me të cilën ka qënë në lidhje për disa muaj.

Sipas asaj që shkuan CNN, çifti pritet të martohet në qershor të këtij viti në Kaliforni, ndërsa janë dërguar edhe ftesat për miqtë dhe familjarët e tyre.

Kjo është fejesa e 6 për manjatit mediatik, i  cili  u njoh me 67-vjeçaren Elena Zhukova menjëherë pasi u nda nga ish e fejuara e tij Ann Lesley Smith në muajin prill të vitit të shkuar.

Rupert Murdoch dhe Elena Zhukova thuhet se janë takuar në një festë të organizuar nga ish-gruaja e manjatit mediatik përgjatë vitit të shkuar. E fejuara e Murdoch, Elena Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov.

Sa i përket 92 vjecarit ai ka qrnë i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, Gazetaren Skoceze Anna Mann, aktoren amerikane Jerri Hall si dhe me sipermarresen kineze Wendi Deng.

Rupert Murdoch nisi karrierën e tij si ne fushen e medias ne vitin 1950 ne Australi duke blere gazetat News of The World dhe The Sun ne Britanin e Madhe. Pas kësaj ai u fokusua në tregun mediatik amerikan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago