LAJME

Maqedonci: FSK i përdorë rregullisht dronët “Bayraktar”, por nuk kemi kaluar në territorin e Serbisë

Forca e Sigurisë së Kosovës operon në baza të rregullta me dronët Bayraktar, të blerë gjatë vitit të kaluar nga shteti i Turqisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se Kosova vazhdimisht i përdor dronët ‘Bayraktar’.

“Ne jemi duke i përdorur dronët bayraktar. Bashkë me gjeneral Jasharin, komandantin e FSK-së, gjatë muajit maj kemi vizituar njësinë e sistemeve ajrore pa pilot, njësi e re që e kemi krijuar pas kontraktimit të dronëve Bayraktar”.

“Gjatë asaj vizite kemi pasur komunikim me ushtarakët tanë që drejtojnë dronët Bayraktar, patëm mundësinë që të shohim një operim me këta dronë që kjo njësi realizon në baza të rregullta. Pra, ne i testojmë dhe operojmë dronët Bayraktar në baza të rregullta”, tha Maqedonci për Klanin.

I pyetur lidhur me deklaratat e presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, se këta dronë kanë kaluar në territorin e Serbisë, Maqedonci tha se dronët përdoren vetëm në territorin e Kosovës, por kanë kapacitet të vëzhgojnë terrene më të largëta.

“Jo, assesi nuk i përdorim dronët jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Kapaciteti i këtyre dronëve është të vëzhgojë edhe terrene më larg se që është i vendosur droni në ajër, por nuk ka qenë kurrë synim i yni që këta dronë t’i përdorim për vëzhgim të territoreve të tjera”.

“Synim kryesor i përdorimit të këtyre dronëve është vëzhgimi i territorit të Republikës së Kosovës me qëllim identifikimin e rreziqeve për territorin e vendit tonë, jo vetëm të natyrës njerëzore, por edhe të fatkeqësive natyrore”, tha ministri.

Ministri shtoi se krahas dronëve, Forca e Sigurisë së Kosovës ka edhe kapacitete të tjera të inteligjencës që mbledhin informacione lidhur me sigurinë.

“Grumbullojmë informacione normalisht edhe për territorin përreth kufirit kur ka rreziqe nga ai territor dhe ne e shohim rrezik dhe kërcënim prezencën e 28 bazave ushtarake dhe 20 bazave të xhandarmërisë 300 metra deri në 5 kilometra nga kufiri i Republikës së Kosovës, por njësitë tona në asnjë rast nuk e kalojnë kufirin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Maqedonci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago