Ka tre mënyra në të cilat njeriu përpiqet të kapërcejë ndjenjën e vetmisë: seksualiteti, konformizmi dhe aktiviteti krijues. Në rastin e parë, rezultati është një ndjenjë izolimi gjithnjë në rritje, pasi akti seksual, pa dashuri, nuk e mbush kurrë humnerën që ndan dy krijesat njerëzore, përveçse në një mënyrë absolutisht momentale.
Zgjidhja më e shpeshtë e zgjedhur nga njeriu është bashkimi me grupin. Nëse jam i njëjtë me të tjerët, si në ide ashtu edhe në zakone, nuk mund të kem ndjesinë e të qenit ndryshe. Unë jam i sigurt: i sigurt nga tmerri i vetmisë. Bashkimi i arritur nëpërmjet konformizmit nuk është as intensiv dhe as i thellë; është sipërfaqësore dhe, duke qenë se është rezultat i rutinës, është i pamjaftueshëm për të zbutur ankthin e vetmisë.
Një mënyrë e tretë për të arritur bashkimin është veprimtaria krijuese: nëse fermeri rrit grurin ose piktori pikturon një pikturë, njeriu bashkohet me botën në procesin e krijimit. Megjithatë, kjo vlen vetëm për punën produktive, për punën në të cilën unë projektoj, prodhoj dhe shoh rezultatin e përpjekjes sime. Por në procesin modern të punës, punonjësi, një hallkë në një zinxhir të pafund, është një shtojcë e makinës ose organizatës burokratike.
Erich Fromm, “Arti i të dashuruarit”
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…