Sheshi para kryeministrisë është mbushur nga protestuesit që kërkojnë uljen e çmimit të naftës, por dhe të ushqimeve të shportës që kohët e fundit kanë pësuar rritje.
Protestave ju është bashkuar dhe gazetari Marin Mema, i cili ka bërë thirrje për bashkim për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë.
“Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Bëhet me zemër, behet për flamurin tonë dhe jo për flamurin e partive. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë, njerëz që na kanë mbytur na kanë degjeneruar.
Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë, ta bëjmë për të ardhmen tonë për flamurin tonë. Është koha ti japim mundësi të rinjve ta kenë të ardhmen këtu dhe jo të ikin. Sepse bashkë mundemi. Tregojuni këtyre talenteve të gjithë këtyre viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë.
Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një Shqipëri më të mirë për një të ardhme më të mirë. Asgjë më shumë. Ju përshëndes të gjithëve.”- tha ai.