FOTO&VIDEO

Marin Mema i bashkohet protestës: Shqipëria bëhet me zemër, për flamurin tonë dhe jo për flamurin e partive

Sheshi para kryeministrisë është mbushur nga protestuesit që kërkojnë uljen e çmimit të naftës, por dhe të ushqimeve të shportës që kohët e fundit kanë pësuar rritje.

Protestave ju është bashkuar dhe gazetari Marin Mema, i cili ka bërë thirrje për bashkim  për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të rinjtë.

“Kush ka thënë se nuk bëhet Shqipëria? Shqipëria bëhet. Bëhet me zemër, behet për flamurin tonë dhe jo për flamurin e partive. Të gjithë bashkë e bëjmë. Ka vetëm njerëz që duan ta masakrojnë këtë, njerëz që na kanë mbytur na kanë degjeneruar.

Sot është koha të jemi bashkë sepse bashkë mund të bëjmë shumë, ta bëjmë për të ardhmen tonë për flamurin tonë. Është koha ti japim mundësi të rinjve ta kenë të ardhmen këtu dhe jo të ikin. Sepse bashkë mundemi. Tregojuni këtyre talenteve të gjithë këtyre viteve se çfarë mund të bëjnë shqiptarët bashkë. Le ta kuptojnë.

Zemra e Shqipërisë janë shqiptarët e thjeshtë. Të gjithë bashkë të kërkojmë të drejtën për një Shqipëri më të mirë për një të ardhme më të mirë. Asgjë më shumë. Ju përshëndes të gjithëve.”- tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago