POLITIKE

Mark Marku: Berisha duhet të kishte lënë politikën në 2013-ën

Mark Marku foli gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e DASH për të shpallur non grata ish-Kryeministrin Berisha. Ndërsa u shpreh se lufta ndaj korrupsionit duhet të nisë nga eksponentë që janë në qeveri dhe jo në opozitë, Marku u shpreh gjithashtu se në këndvështrimin e tij Sali Berisha duhej të ishte larguar nga politika dhe ta kishte ndërprerë karrierën që në vitin 2013.

“Sali Berisha në 2013 duhej të ishte larguar. Nuk duhej të kishte qëndruar. Po them sikur të isha unë. Cikli normal i politikave në demokraci është 8 – 8, pra 8 vite në opozitë dhe 8 vite në qeveri. Edhe të ikin. Berisha ka qenë në opozitë, ka ardhur në pushtet e ka dyfish këtë aktivitet politik, ka kaluar prapë në opozitë, ka kaluar prapë në pushtet.

Dha dorëheqjen! Meritë e madhe që bëri zgjedhje, nuk i prishi zgjedhjet, iku vetë. Duhej ta kishte ndërprerë karrierën. Duke mos e ndërprerë ka krijuar një lloj mbivendosje të roleve. Një lider historik që ka peshën në parti dhe duke qenë aty elektrizon dhe një lider tjetër, po themi formal. Kjo mbivendosje e lidershipit është një nga arsyet pse PD nuk ka ardhur në pushtet”, – tha Marku.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Lulzim Basha në këtë situatë, Marku tha: “Unë kam propozuar një formulë që Berisha ngrin marrëdhëniet me PD, nuk i jep kosto PD, vazhdon betejën e vet dhe në momentin që zgjidhet çështja merr një drejtim tjetër. Por Basha e ka shumë vështirë sepse si lider të PD e ka promovuar Sali Berisha. E ka vendim shumë të vështirë nga pikëpamja morale, etike” – tha Marku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago