POLITIKE

“Marrëveshja detare Greqi-Egjipt dobëson Greqinë të negociojë me Shqipërinë në të ardhmen”

Ish-ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, tha se marrëveshja e juridikisionit detar të cilën qeveria aktuale në Greqi ka nënshkruar me Egjiptin, ia humb fuqinë Greqisë të negociojë me Shqipërinë në të ardhmen.

Kotzias, në postimin e bërë nga rrjetet sociale, kritikoi të ashtuquajturën marrëveshje të juridiksionit detar që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin.

Ai tha se marrëveshja e Zonës Ekskluzive Ekonomike që Egjipti ka nënshkruar me Administratën Greke të Qipros Jugore është bërë nën principin e “kufirit të mesëm”, ndërsa me atë të Greqisë ka marrë parasysh gjatësinë e bregut.

“Prandaj kur është përcaktuar vija në mes Egjiptit i ka takuar 55 për qind, ndërsa Greqisë 45 për qind. Kjo në një farë mënyre, është një qasje e afërt me kërkesën e Turqisë”, tha ai.

– “Marrëveshja detare Greqi-Egjipt dobëson Greqinë të negociojë me Shqipërinë në të ardhmen”

Ai vuri në dukje se Greqia, ashtu si në shembullin e Italisë, edhe në këtë marrëveshje ka bërë kompromis, duke shtuar se Greqia me këtë hap “ka dobësuar fuqinë e saj të negociimit në të ardhmen me Shqipërinë dhe Turqinë”.

“Fatkeqësisht, në këtë marrëveshje vetëm Greqia bëri kompromis, ndërsa Egjipti nuk ka hedhur hap pas në asnjë pikë”, u shpreh Kotzias.

Ministri i Jashtëm i Egjipti Sameh Shoukry dhe ai i Greqisë Nikos Dendias, dje në kryeqytetin e Egjiptit Kajro kishin nënshkruar marrëveshjen e juridiksionit detar.

– “Për Turqinë është e pavlefshme”

Ministria e Jashtme turke reagoi ndaj “të ashtuquajturës marrëveshje” në një deklaratë, duke theksuar se Greqia dhe Egjipti nuk kanë asnjë kufi detar të ndërsjellë dhe se marrëveshja është “e pavlefshme” për Ankaranë.

Ministria shtoi se zona e demarkuar në marrëveshje gjendet në shelfin kontinental të Turqisë, siç është raportuar nga Ankaraja në OKB.

Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duke pohuar se marrëveshjen që e kanë bërë me Egjiptin është “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, kishte pretenduar se kjo është “një marrëveshje legjitime që kënaq plotësisht të dy vendet”./AA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago