I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë të enjten nga Brukseli se është arritur marrëveshje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.
Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat.
Afati kohor për tu tërhequr trupat e Njësisë Speciale dhe protestuesit do të jetë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 16:00. raporotn Insajderi.
Poasht, NATO-s dhe KFOR do të vendosen për dy javë për të garantuar sigurinë. në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë”, thuhet në pikën e parë të marrëveshjes.