Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për targat mes dyja palëve.
Ai ka falënderuar palët për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve, ndërsa ka publikuar marrëveshjen.
“Ne kemi arritur një marrëveshje! Pas dy ditëve negociata intensive, një marrëveshje për deeskalim dhe rrugën para është arritur. Dua të falënderoj Besnik Bislimin e Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Sipas marrëveshjes të arritur sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.
KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë
Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kësaj, pronarët e veturave nuk do të jenë të detyruar të marrin targa të përkohshme kur hyjnë, përkatësisht në Kosovë e Serbi, por do të detyrohen që me letër ngjitëse të m bulojnë elementet shtetërore në targa.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…