POLITIKE

Marrëveshje armësh dhe bankash, 7 orët e pazarit mes dy kriminelëve Putin-Erdogan

Pas gati shtatë orësh bisedimesh, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan njoftuan në një konferencë të përbashkët shtypi se Rusia dhe Turqia do të fillojnë patrullin e përbashkët në Siri në një zonë sigurie 10 km nga kufiri turk.

Presidenti rus theksoi se forcat e huaja të vendosura në Siri në mënyrë të paligjshme duhet të largohen nga territori, duke shtuar se Ankaraja gjithashtu ndan këtë pozicion si dhe idenë që sovraniteti i Sirisë duhet të ruhet.

Putini shtoi se Erdogan i sqaroi në detaje objektivat e operacionit ushtarak turk, duke theksuar se është e rëndësishme që veprimet e Turqisë në Siri të mos shfrytëzohen nga terroristët. “Territori” i Sirisë nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Komisionit Kushtetues”- shtoi Putin.

Nga ana e tij, presidenti turk përsëriti se nuk dëshiron territore të huaja dhe se Turqia “po bën gjithçka për të çliruar këtë rajon nga militantët e armatosur kurdë”. Grupet e armatosura kurde duhet të fillojnë të largohen ditën e mërkurë nga zona e sigurisë që shtrihet 30 kilometra larg kufirit turk, dhe për këtë arsye do të kenë 150 orë në dispozicion nga mesdita e së mërkurës.

Sapo të përfundojë ky interval prej 150 orësh, patrullimet do të fillojnë  në perëndim dhe në lindje nga kordinatat ku po zhvillohet operacioni “Burimi i Paqes”. Sipas Erdoganit, patrullimet e përbashkëta do të zhvillohen në një thellësi prej 10 kilometrash nga kufiri me Turqinë. Presidentët e Rusisë dhe Turqisë diskutuan gjithashtu përfshirjen e bankave turke në sistemin e transferimit të dhënave të Bankës Qendrore të Rusisë me qëllim kryerjen e transaksioneve financiare.

Putin tha se me homologun turk  “u fol për një marrëveshje të rëndësishme që parashikon përdorimin aktiv të rublës dhe lirës turk në tregti, por edhe për zgjerimin e pranimit të kartave ruse Mir në territorin turk dhe lidhjen bankave dhe kompanive turke në sistemin ndërbankar të Bankës së Rusisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

14 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

15 orë ago