Dje janë arrestuar katër persona në Prizren të dyshuar për fajde, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Lidhur me rastin më 22.10.2019 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar në dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale fajde dhe detyrim”, thotë PK.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe janë sekuestruar 5 (pesë) vetura, dokumente të ndryshme, 37.200 (tridhjetë e shtatë mijë e dyqind) euro para të gatshme, 320 (treqind e njëzet ) franga zvicerane dhe 12(dymbëdhjetë) telefona mobil.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…