POLITIKE

Marrëveshje e re: Linjë hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, e siguron SHBA’ja

Një marrëveshje e re do të nisë mes Kosovës dhe Serbisë, rregullim dhe linjë e re hekurudhore mes dy shteteve do të fillon së shpejti.

Richardh Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Prishtinë-Beograd, ka arritur tani edhe një nisje të një marrëveshje tjetër mes dy shteteve, ajo e linjës hekurudhore mes dy shteteve.

Vet presidenti serb, Aleksandar Vucic ka njoftuar në lidhje me këtë dhe ka thënë se nga e hëna do të fillon takimi mes ekspertëve për të filluar me këtë projekt.

“Biseduam edhe për tema tjera për rreth marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe z.Grenell që nga e hëna do të organizon takim mes ekspertëve të hekurudhave dhe rrugëve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë, këto janë çështje kyçe që nuk i bëjnë dëm askujt dhe është normale që këtu do të ketë çështje që nuk do të janë të lehta, sa i përket linjës ajrore ne kemi 2-3 hapa që duhet t’i lëvizim njëkohësisht dhe të vendoset me drejtoritë për aviacion civil dhe KFOR’in, të njejtat zhvillime që janë bërë për vendosjen e linjës ajrore do të bëhen edhe për vendosjen e linjës hekurudhore, ne do të shohim si të lehtësojmë jetën e njerëzve në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

“Kjo shihet se si presidenti Trump ishte përpjekur që të arrinte marrëveshje tregtare me Kinën, që nuk është as afër të krahasohet me ajo që kemi të bëjë me në, ne patëm edhe një bisedë shumë të mirë edhe për lidhjet e të mëtejmë për lidhjet infrastrukturore mes Prishtinës dhe Beogradit, ne jemi të gatshëm ashtu siç kemi qenë kur kemi nënshkruar dokumentin për ndërtimin e rrugëve, kjo do të duhet të përshpejtohet, do të flasim edhe me kompanitë amerikane se si mund të përshpejtohet kjo ,po ashtu biseduam edhe për vendosjen e një linje hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit, unë kam shkaktuar se kjo do të ishte e një rëndësie te jashtëzakonshme, unë shtova se taksa duhet të hiqet pasi kjo nuk ka kuptim që të kemi transport hekurudhor në të cilën nuk ka qarkullim mallrash”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Po ashtu, Grenell i ka kumtuar Vucicit se do të ketë edhe marrëveshje të tjera mes dy shteteve në zhvillimin ekonomik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago